Laçi mori një fitore të madhe në shtëpi duke mundur Luftëtarin. Armando Cungu u shpreh pas ndeshjes se ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës ndërkohë që shton se duhet bërë edhe merkato.

Titulli? I gëzohem fitores sepse është e rëndësishme. Duhet të mendojmë për ndeshjen e së mërkurës sepse kemi ndeshje shumë të rëndësishme.

Sulmi? nuk them se ishte ndeshja perfekte sepse kishim vështirësi në të parën. Është e vështirë të shprehesh si të duash dhe krijohen vështirësi duke u mbrojtur me shumë forca.

Pas golit të parë, gjithçka bëhet më e lehtë. Pjesa e dytë ishte perfekte por realisht mund të ishim më pragmatist për të shënuar. Jam i kënaqur me djemtë dhe rezultatet dhe duhet të jemi shumë seriozë deri në fund.

Jam munduar të marr maksimumin nga grupi dhe kur kemi pasur mundësi për të freskuar lojtarët, e kam bërë. Sot na u dha mundësia më shpejt duke parë nivelin e kundërshtarit por në ndeshje të tjera nuk është mundësi shumë e madhe. Kemi edhe 2 ndeshje dhe do të mundohemi të rikuperojmë me mundësitë që kemi.

Klubi po punon për të afruar lojtarë që mund të shërbejnë për vazhdimësinë. Kemi edhe dy faza të vështira dhe duhet më shumë kontingjent për të vazhduar objektivat.

Duhet të fokusohemi dhe nuk dua të shoh shumë larg. dua të marrim gjërat një nga një. Çdo ditë në stërvitje dhe në fushë dua ët jepet maksimumi”, tha Cungu. /VipSport/