Laçi arriti të merrte një kualifikim në turin e parë të Europa League ndaj Keslas, skuadrës nga Azerbajxhani. Kurbniasit luajtën për shumë minuta me një lojtar më pak dhe në fund nga penalltitë u kualifikuan pasi u treguan më të saktë. I ftuar në “Rubrikën Sportive”, trajneri Armando Cungu u shpreh:

Kualifikimi i Laçit? “Çdo kualifikim është I bukur dhe të jep kënaqsi dhe kjo e Laçit ishte me speciale për mënyrën si ndodhën gjërat. Për herë të parë u përballa me penallti dhe kjo ishte një specifike dhe treguam që ishim më lartë. Ka momente që mund të ndikohesh dhe të mendosh që nuk ishte nata jonë.

Une besoja të djemte dhe e kemi treguar që jemi një grup solid. U dhashë kuroja skuadrës q të mos pësonim gol për 90 minuta. I kërkova që të mos shpërbëheshin dhe të synonym gol me goditje standarta. I kam thënë edhe që sot është nata juaj për të treguar dhe veten dhe për mua ata janë heronjë.

Ndërrimi I Mazrekajt ishte vetëm për të gjuajtur penalltisë pasi është një lojtar ekspert për këtë punë. Ndryshova edhe Xhixhën pasi shpenzoi shumë dhe futa një Rrapon. Çdo gjë shkoi sipas planit dhe për këtë dua të falenderoj të gjithë skuadrën.

Sherri? Bëri një ndeshje shumë të mirë dhe para penalltive shpëtoi dy raste për gol pasi ishin raste që mund të vendosinin ndeshjen. Jam I gëzuar për të pasi ishte hera e parë që luante në Europë dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Shorti? Shorti është short dhe nuk kemi shanse për të përzgjedhur një skuadër. Unë pretendoj dhe kërkoj nga djemt të tregojnë karakterin dhe të luajnë aq mundësi sa kanë. Nëse luajmë si ndaj Keslas mund të bëjmë të tjera paraqitje të mira në Europë.

E rëndësishme për ne është që të bëjmë maksimumin e atyre gjërave që dimë të bëjmë pastaj në futboll është edhe pjesa e fatit. Merkato e Laçit nuk është mbyllur këtu pasi do të ketë afrime të tjera deri në fillim të sezonit”./newsport/