Në prag të sfidës me “Hapoel Ber Sheva”, e cila luhet nesër në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, ka folur trajneri i skuadrës së Laçit, Armando Cungu. Cungu është optimist dhe në intervistën e dhënë thotë se aid he skuadra do të guxojnë, pavarësisht kundërshtarit dhe nivelit që ka.

Hapoel

“Kundërshtari meriton shumë kujdes. Është ekip cilësor dhe shumë serioz. Por kjo nuk zbeh ambiciet tona për kalimin e turit. Jemi stërvitur mirë, djemtë janë stërvitur mirë. Besoj se i kemi idetë e qarta, për mua është e rëndësishme të kërkoj atë qe dimë të bëjmë, duke futur brenda dëshirën, egon dhe karakterin.

Kulmin e kishim në ndeshjen ndaj Keshlës. Nëse bëjmë detyrat e shtëpisë kam shumë besim te ekipi. Do ishte më mirë që ta luanim në laç, pasi në “Elbasan Arena”, përveç ndeshjes me Kukësin nuk kemi luajutur më. Gjithsesi pak rëndësi ka, ne do të japim më të mirën”,-tha Cungu fillimisht.

Situata

Cungu ka folur edhe për gjendjene lojtarëve në prag të sfidës me izraelitët dhe sipas shkodranit të pankinës së Laçit: “Në përgjithësi situata është e mirë, shqetësime të vogla fizike, për sa i përket ndonjë individi të caktuar.

Ka pasur ngarkesë për sa i përket ndeshjeve dhe intensitetit. E kam fjalë për lojtarët të cilët kanë marrë pjesë edhe te Shpresat. Megjithatë pjesa dërmuese është e shëndoshë për sa i përket gjendjes fizike dhe stërvitshmërisë.”/Vipsport/