Armando Cungu, trajneri i Laçit, është pjesë e panelit në emisionin “Pressing” në ABC News. Shkodrani i kurbinasve ka folur për tema të ndryshme gjatë emisionit. Fillimisht ai pyetet në lidhje me kampionatin që po zhvillohet këtë sezon.

“Superiore e çmendur? E drejtë. Kampionat shumë i vështirë. Shumë thonë se është kualitativ, por unë mendoj se është ndër më të dobëtit. Ky kampionat ka treguar se emrat e mëdhenj kanë rënë në nivelin e ekipeve më poshtë, ndaj ka edhe këtë rivalitet deri në vendin e tetë”.

“jemi me meritë aty ku jemi. Kemi pasur luhatje, edhe ekipet e tjera. Kukësi e Tirana janë shkëputur, ekipet e tjera janë aty-aty. Treguam oscilacione me humbjet e pësuara në shtëpi, si me Tiranën. Mund të merrnim rezultat tjetër po të përshtateshim me terrenin. Kur e sheh që nuk je i Zoti të fitosh, merr një pikë më mirë.

Me Partizanin u mundëm me tre goditje standardi. Laçi ka treguar nivel të mirë, edhe me ekipe të forta. Profesori, Starova, e ka mundur Partizanin. E kemi mundur edhe Kukësin në Laç. Në ndeshjen e fundit mund të shënonim tre gola në pjesën e parë, por u mundëm 3-1.”

“Janë edhe 12 javë, ka ekipe që luftojnë për Europën dhe për vendin e tetë. Ekipet e  fundit po respektojnë kampionatin dhe duhen përgëzuar. Uroj ta bëjnë deri në fund. Duhet të jemi të përgatitur për ta përballur. Luhatjet kanë pasur një shkak, për shkak të dëmtimeve. Sa kohë ishim grup, fituam 6 ndeshje. Në Ballsh kemi shkuar me pesë mungesa. Kemi pasur disa ndeshje të tilla. Mundësitë janë për të shkuar në Europë”. /abcnews/