Kukësi do të luajë ditën e nesërme ndaj Kamzës. Në konferencën e zakonshme përpara takimit ka dalë trajneri Cungu. Trajneri ka përmendur përsëri mungsat dhe ka pranuar se ka presion.

Gjendja
“Na ka shërbyer kjo kohë për tu stërvitur, por jo për rikuperimin e lojtarëve. Do të mundohemi me këtë kontigjent që kemi. Kam mungesa dhe nuk është e lehtë. Nuk është një situatë e panjohur pasi kemi kohë me këtë situatë. Secili ka mundësinë të jap më të mirën. Presioni i rezultateve ka qenë gjithmonë, jo vetëm te unë, por te çdo klub në botë. Ndeshja me Kamzën është e vështirë. Është një ekip që do kujdes pasi ka futbollistë cilësorë. Dinë të shprehen mirë dhe të kuptojnë situatën. Ata kanë nevojë për pikë.” u shpreh fillimisht Cungu.

Merkato

“Për sa i përket merkatos nuk e kam mendjen tea jo. Jam i përqëndruar te ky grup që kam. Them fjalë të mira për grupin dhe lojën. Kalen drejtuesit e kanë parë më të arsyeshme ta largojnë te Flamurtari. Ardhja e tij ishte plus në ekip.”

“Ekipi vuan mungesën e tifozëve dhe ndeshjet jashtë e kanë ftohur. Shpresoj që nesër të jenë dhe ekipi të ndihet më ngrohtë. Ekipi ka nevojë për tifozët në çdo ndeshje. Tifozët kanë dëshirë të shohin ekipin duke fituar. Besoj se janë të kënaqur me lojën, por jo me pikët”, është shprehur Cungu.