Nevoja per perforcime tek Laçit eshte e domosdoshm, sidomos ne repartin e mbrojtjes. Nje gje te tille e ka konfirmuar edhe trajneri i kesaj skuadre Armando Cungu. Trajneri shkodran që drejton kurbinasit ka pohuar gjithashtu se sezonin e ri do të shohim një Laç që luan futboll të bukur. Kurbinasit humbën 2-1 të mërkurën me Teutën, ku u vu re se organika që kishte në dispozicion trajneri Cungu ishte e reduktuar.
“Kemi nevojë emergjente për t’u përforcuar në repartin e mbrojtjes dhe shpresojmë që ata që do të vijnë të jenë në nivelin që t’i përgjigjet sa më mirë ekipit dhe kampionatit”- eshte shprehur fillimisht Cungu.
Nderkohe i pyetur ne lidhje me objektivat e kesaj skuadre ne sezonin e ri, ai eshte pergjigjur: “Unë pres një Laç të bukur, një ekip që luan futboll të bukur, kjo është e vërtetë. Duhet të harrojmë sezonin që lamë pas dhe të bëjmë një sezon tjetër, sepse mendoj se janë mundësitë për ta bërë këtë gjë”.
Laçi luajti ne mesjave nje ndeshje miqesore ne Durres ndaj Teutes te cilen e humbi me rezultatin 1-2, nderkohe qe neser do te prese ne fushen e tij Vllaznine, ne miqesoren e rradhes qe do te startoje ne oren 17:30./www.shkodrasport.com/