Njeri e mori Laçin ne pozita aspak te mira dhe arriti ne fund te kape vendin e trete te renditjes dhe te siguroje objektivin per ta çuar kete skuader ne Kupat e Europes, madje duke qene plot 11 pike larg kampiones ne fuqi te vendit, Partizanit.

Tjetri e mori edhe ai Teuten ne momente jo te mira dhe arriti ta rendise ne vendin e katert dhe te fitoje Kupen e Shqiperise duke e derguar njekohesisht edhe ne Europe.

Keta jane dy trajneret shkodrane, Armando Cungu dhe Edi Martinit, te cilet sipas vleresimeve te gazetareve dhe specialisteve te ndryshem, sebashku me Egbon e Tirane, jane vleresuar si tre trajneret me te mire te sezonit qe sapo eshte mbyllur.

Duke folur ne lidhje me kete gje, vete Cungu ne “Sport Arena” ka thene se sukseset e shkodraneve nuk jane rastesi. “Sukseset e shkodranëve nuk janë rastësi. Këtu ka ardh topi i parë, këtu është luajtur loja e parë, këtu janë krijuar skuadrat e para. shkodranët kanë qenë ata që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar.

Edhe ne si trajnere jemi gjithnjë në lëvizje dhe aty ku na kërkojnë, mundohemi të bëjmë më të mirën. Ashtu siç bëra unë besoj një sezon të shkëlqyer tek Laçi, dua t’i bëj komplimente edhe kolegut e shokut tim Edi Martini që ka bërë një punë fantastastike në krye të Teutës dhe meriton edhe ai fjalë shumë të mira.

Si rrjedhoje te tilla vleresime qe mund te na behen, besoj se jane te justifikuara nisur nga puna qe kemi bere me keto ekipe dhe kjo na ben te ndihemi mire”.
www.shkodrasport.com