Pasditen e sotme ekipi i Vllaznisë nuk është stërvitur i plotë. Pjesa e lojtarëve që kanë luajtur ditën e djeshme në ndeshjen e kupës ndaj Kastriotit, janë lënë pushim por… jo për të pushuar. Bashkë me trajnerin Cungu ato kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të drejtorit sportiv të klubit Eugent Zeka, duke iu gjendur pranë atij në këto momente të vështira.

Bashkë me ta kanë qenë edhe të gjithë pjestarët e tjerë të klubit. Sakaq, pjesa tjetër e futbollistëve, nën drejtimin e zëvendëstrajnerëve Maxhar dhe Lekiqi, kanë zhvilluar stërvitjen e zakonshme sepse orari i planifikuar për zhvillimin e saj ka qenë i njëjti me atë të ceremonisë së varrimit.
© shkodrasport.com