Barazimi i arritur ndaj krutanëve në takimin e parë të Kupës, përgjithësisht ka kënaqur pjestarët e Vllaznisë.Pas ndeshjes së sotme të luajtur në Krujë ndaj Kastriotit e mbyllur në barazim 0-0, trajneri i Vllaznisë në një prononcim të shkurtër për mediat, është shprehur i kënaqur për rezultatin e marrë në të.

“Jam përgjithësisht i kënaqur me lojën e zhvilluar nga ekipi jonë. Për ne e rëndësishme ishte të merrnim një rezultat pozitiv që do të na ndihmonte pastaj për sigurimin e kualifikimit. Kemi hedhur një hap por asgjë nuk ka përfunduar por gjithsesi Vllaznia besoj se është më favorite për kalimin e turit. Pas kësaj ndeshje tashmë duhet të fillojmë të mendojmë për ndeshjen e së dielës për kampionat me Teutën në të cilët patjetër që do të synojmë fitoren në mënyrë që të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive të këtij fillim-kampionati”- është shprehur numri 1 i pankinës shkodrane.

© shkodrasport.com