Armando Cungu është shfaqur i kënaqur me lojën e skuadrës së Kuhësit në ndeshjen ndaj Torpedo, dhe i dëshpëruar që nuk mjaftoi për të siguruar kualifikimin e mëtejshëm në Europë. Në fjalët e tij për TVSH pas ndeshjes, ai bëri të ditur se tani priste ndërhyrje në merkato nga klubi.

Për mungesën e fatit sot
Është e vështir për ta thënë se realisht ishim pa fat, si në ndeshjen e parë, edhe sot. Përveç dy golave ishin tre mundësi të mira për kualifikim. Nëse mund të kemi peng është ndeshja e parë se sot djemtë bënë ndeshje të jashtëzakonshme dhe gjej rastin ti përgëzoj.

Si u përgatit ndeshja
Për çdo trajner do të ishte ndeshje e vështirë, se nuk është e lehtë të përgatitet ekipi për një përmbysje kaq të madhe, duhet sulm që në momentin e parë. E interpretuam mirë, me pak fat mund të ishim të kualifikuar.

Çfarë ndryshoi në krahasim me sfidën e parë
Ka ndryshuar mbrojtja, ardhja e Maliqit dhe Alla i kanë dhënë eksperiencë ekipit, nuk është pak për të përballuar një kundërshtar të fortë. Duhet respektuar se kishte kualitete. Natyrshëm edhe lodhja e mungesat bëri të mundur edhe atë paraqitje jo të mirë për ndeshjen e parë.

A e cilëson të mbyllur merkaton
Kukësi nuk ka mbyllur merkaton, presidenti është ambicioz për të kompletuar ekipin. Cuculi ka eksperiencë, do të na ndihmojë. Dëshira nuk ka munguar nga drejtuesit për të forcuar ekipin, por nuk është e lehtë të gjejmë lojtarë.

Nuk ka rëndësi në çfarë repartesh, konkurrenca nuk bën dëm, e forcon ekipin, kampionati është i gjatë, ka kupa e kartonë, duhet kontingjent i bollshëm për të përballuar sezonin. Pretendoj përforcime edhe të paktën në 2-3 pozicione.

A do të ketë largime nga skuadra
Nuk jam person që kam ardhur për të larguar njerëz, nuk i di kontratat, janë çështje e klubit. E para nuk është pjesa e punës time dhe e dyta nuk kemi pasur kohë të marrim frymë nga puna.

Objektivi i Kukësit në kampionat
Me ardhjen e fundit dhe me shpresën që do të vijë një lojtar kualitativ, ekipi ka,objektiva. E kam thënë që çdo trajner që vjen te Kuëksi i gjen objektivat këtu, Kukësi është prej disa viteve në krye të tabelës apo fitues Kupe dhe objektivat janë të vendosur prej kohësh. /vipsport/