Pas ndeshjes së sotme trajneri i Vllaznisë Armando Cungu në një prononcim të bërë për mediat është shprehur se ka mbetur pjesërisht i kënaqur nga loja e ekipit të tij. Njëkohësisht ka deklaruar se për vetë mungesat që kishte për këtë takim, ai nuk ia arriti qëllimit për të cilin u organizua. “Mund të them se ishte një pjesë e parë përgjithësisht pozitive ku sidomos në 30 minutat e para e kemi dominuar lojën, kemi qarkulluar mirë topin dhe për rrjedhojë erdhi edhe goli. Pas minutës së 30-të na ra ritmi disi megjithatë e mbyllëm këtë pjesë në avantazh.
Në të dytën pas fillimit të zëvendesimeve, kuptohet që niveli i lojës tonë ra megjithatë edhe ne patëm 2-3 momente tonat që duhej t’i shfrytëzonim per të mbyllur ndeshjen, por gabuam. Kundërshtari e rriti lojën dhe pas nje aksioni shënuam autogol. 1-1 në këtë miqësore e cila në fakt nuk na vlejti shumë. Kjo sepse sikur të mos mjaftonin 5 mungesat e tjera që kishim, atyre iu shtua edhe ajo e Orelesit të cilit i dolën probleme në doganë ngaqë i kishte mbaruar mbaruar viza një dite më perpara. Ketyre gjashtë mungesave po t’i shtosh edhe atë të Vecajt të larguar dy ditë më përpara, kemi të bejmë me 70% të formacionit që mungonte dhe prandaj thashë se nuk na vlejti shume. Gjithsesi duhet të mendojmë tashme per ndeshjen e pare të kampionatit ndonëse skuadra e theksoj nuk është e plote ne reparte te caktuara.
© shkodrasport.com