Armando Cungu është një ndër emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Kukësit, teksa Milinkoviç duke i rrezikuar pavarësisht konfirmimit nga presidenti Gjici. Rezultate në ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e strategut serbe, ndërkohë që hipoteza e parë për ta zëvendësuar duket se është shkodrani. Në një intervistë të dhënë për “ABC News”, Cungu ka mohuar çdo kontakt të mundshëm me ekipin verilindor, ndërkohë që ka komentuar dhe situatën e vështirë që po kalon Vllaznia.

“Do të më pëlqente që po të njëjtat pyetjet që më kanë bërë për 2 vite gazetarët apo edhe opinion sportiv në Shkodër, por jo vetëm, për sa i përket objektivave dhe rrogës time t’ia bënin edhe trajnerit të ri Gjoka. Mua më kanë llogaritur edhe sa lekë kam marrë te Vllaznia, por në fund të fundit i kam merituar, madje meritoj shumë më tepër. Kam lënë shumë më tepër lekë pa marrë te ekipet e tjera, vetëm për ti qëndruar korrekt Vllaznisë. Por, që në fakt nuk po i dëgjoj më këto pyetje, as për objektiva, as për rroga. Por, në fund i uroj më të mirën ekipit të Vllaznisë dhe suksese trajnerit Gjoka”, u shpreh Cungu.