Pas një jave pushimi, kuqeblutë do të rikthehen nesër sërish në fushën e lojës për të zhvilluar takimin e rradhës. Kjo periudhë e ndërperjes së kampionatit duket se i ka shërbyer për mirë Vllaznisë e këtë e pranon edhe vetë trajneri Armando Cungu kur thotë:”Ndërprerja e kampionatit javën e shkuar na shërbeu për mirë sepse arritëm të rikuperojmë disa nga lojtarët që kanë qenë të traumatizuar dhe për ndeshjen me Tiranën do  të kemi thuajse të plotë të gjithë kontigjentin e lojtarëve”. Por kjo tashmë i takon të kaluarës. Mendja e të gjithë tifozëve shkodranë është tek sfida e sotme ndaj rivalëve të përjetshëm të tyre, bardhebluve të Tiranën, ndaj të cilës sipas numrit 1 të pankinës kuqeblu, objektivi është i qartë për të mos dalë pa pikë. “Ndeshja e rradhës me Tiranën është shumë e rëndësishme për ekipin tonë. Natyrisht që Vllaznia i ka bërë vlerësimin e duhur asaj, ashtu si çdo takimi tjetër dhe padyshim që do të kërkojmë të marrim maksimumin në të. Kuptohet që nuk do të jetë aspak e lehtë. Kundërshtari ka në përbërje të tij lojtarë cilësorë ndërkohë që ashtu si dhe ne, ka nevojë për pikë pasi ndodhet në një pozicion jo shumë komod në renditje. Për këtë arsye, ne e dimë se bardheblutë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren por kjo nuk na tremb. Objektivi jonë është i qartë për të mos dalë pa pikë nga ky takim. Këtë e them nisur nga mundësitë që skuadra jonë ka”- është shprehur Cungu. Sfida e nesërme në “Selman Stërmasi” pritet me interes sepse të dy ekipeve u duhet fitorja. Në Shkodër kanë besim se skuadra e tyre mund t’ia dalë ta kalojë me sukses këtë ballafaqim. Këtë gjë thotë edhe tekniku i tyre kur deklaron: “Vllaznia do të tentojë të marrë maksimumin në ndeshjen me Tiranën. Gjatë këtij kampionati në përgjithësi kemi treguar stabilitet në lojërat tona dhe këtë besoj se do ta tregojmë deri në fund. Për këtë arsye, jemi të vendosur për të mos dalë pa pikë nga kjo sfidë e rradhës”.

© shkodrasport.com