Për ndeshjen e rradhës me Luftëtarin tek Vllaznia duket se do të ketë të paktën dy ndryshime në formacion, krahasuar me atë të përballjes së fundit me Teutën. Kështu, në mbrojtje Gurishta do t’i lërë vendin Markut në krahun e majtë të saj. Gabimi i të parit në rastin e golit të durrsakëve, do t’i kushtojë mesa duket humbjen e vendit të titullarit për momentin atij.

Nga ana tjetër, një ndryshim pritet të ndodhë edhe në mesfushë. Vucaj po shfaq probleme sa i takon gjendjes fizike dhe trajneri Cungu duket se ka menduar ta lërë pushim për momentin. Në vend të tij do të luajë Bardulla. Këto dy ndryshime janë vërejtur ditët e fundit në stërvitjen e kuqebluve por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndonjë tjetër. Vllaznia do të tentojë patjetër marrjen e pikëve në Gjirokastër sepse ndryshe pozitat e saj do të lëkundeshin jo pak.
© shkodrasport.com