Eliminimi nga Liga e Kampioneve nuk ka çuditur shumë trajnerin e Kukësit, Armando Cungu, i cili pas ndeshjes ka pohuar se mes dy skuadrave kishte diferenca të madhe cilësore. Skuadra e Kukësit u mund 3-0 në ndeshjen e sotme dhe i dha lamtumirën turneut, për të vazhduar në Ligën e Europës.

“Para ndeshjes unë nuk diferencova ndonjë kundërshtar të veçantë, sidomos Emegara. Jemi të ndërgjegjshëm se diferenca mes dy skuadrave ishte e madhe.

Ka shumë lojtarë të niveleve të larta të Karabaku. Por sot Karabaku fitoi si skuadër, jo nga aftësitë e një lojtari të veçantë.

Pjesëmarrja në Ligën e Europës? Për të folur për të duhet të dimë identitetin e kundërshtarëve tanë. Përveç kësaj, kemi një problem tjetër, atë që ne do të udhëtojmë nesër.

Do të kemi më pak kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës. Ndaj në këto momente nuk mund të flas për pjesëmarrjen në Ligën e Europës”, janë fjalët e teknikut të Kukësit pas sfidës.

Që para zhvillimit të ndeshjeve të këtij turi, Cungu kishte bërë të qartë se ekipi i tij kishte pak shanse për kualifikimin përballë Karabak, por kishte insistuar që skuadra të bënte maksimumin gjithsesi, siç ndodhi në ndeshjen e parë ku verilindorët mbajtën azerët në shifrat 0-0. /vipsport/