Skuadra kosovare, Trepça 89 duket e fiksuar pas trajnerëve shqiptar. Pas Armando Cungut, me të cilin patën edhe një takim, tashmë drejtuesit e kësaj skuadre provojnë për të rrëmbyer një tjetër trajner të njohur. Po flasim për Gugash Maganin, i cili sipas “korneri.net”, ka arritur një marrëveshje pas një takimi që kanë pasur ditëm e sotme. Sipas burimeve të sigurta pranë trajnerit shqiptar, dy palët kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në parim dhe Magani pritet të kthej përgjigjen përfundimtare në mbrëmje.
Magani është përfolur për të marrë drejtimin e Partizanit, por ai ka zgjedhur Trepça 89. Ai do të bëhet trajneri i tretë nga Shqipëria në kampionatin kosovar, pas Bledi Shkëmbit dhe Mirel Josës. Në Kosovë luan edhe djali i tij Artur Magani, te Liria e Prizrenit. vipsport.al/