Laçi vazhdon ecurinë pozitive në Superiore. 4 fitore pas 4 sfidave dhe kjo është meritë e skuadrës por edhe e trajnerit Cungu. Pas ndeshjes së sotme tekniku Cungu foli për Supersport duke treguar mbi situatën tek Laçi:
Ndeshja:
“E kishim menduar që do të ishte një ndeshje e vështirë. Fati I tillë që na bëri të luanim ndaj një Kukësi me mungesa. Në pjesën e parë kishim momente që lojtarët ishin të tensionuar, përshkak të dëshirës. Për atë që kërkonin të merrnin tre pikë në fushën tonë. Gjithësesi në pjesën e dytë ekipi reagoi dhe përveçse penalltisë ne luajtëm mirë.
Ajo që unë vë re. Është se djemtë kanë dëshirë të luajnë futboll. Natyrshëm kur vë zemrën në fushën e lojës dh eke dëshirë, ana taktike e teknike vijnë më pas. Ne nuk luajmë në Spanjë kundër Barcelonës. Ky është një kampionat I çuditshëm. Nuk është I niveleve të kampionateve të tjera. Gjithësesi mua më intereson ekipi im dhe unë jap komplimente çunave.
Festa
“Së pari ekipi I laçit ka lojtarë shumë të mirë dhe të disiplinuar. Sikurse dhe publiku laçjan, është public që e mbështet sistematikisht ekipin e tij. Në ndeshje të tjera, shpresoj të jenë më shumë që sfidat të jenë dhe më të bukura”
Titulli dhe I varur nga Nuabueze
“Unë nuk e mendoj hiç titullin. Unë kërkoj të hyj në fushën e lojës dhe të fitoj ndeshjen. Kiri është një lojtarë shumë I rëndësishëm për ne. Por duhet të themi se Laçi po luan mirë dhe është duke bërë futboll.
Që të gjithë janë duke bërë një përformancë të mirë deri në këtë momente që po flasim. Kjo më jep dhe mua shpresë si trajner. Ngul këmb tek forca e grupit dhe jo tek një individ.
Hakmarrje e vogël ndaj Kukësit? “Nuk ka lidhje me hakmarrje. Kam kaluar momente shumë të mira tek Kukësi. Janë të paharrueshme. Unë kur festoj dhe gëzoj. Unë kur festoj për Vllazninë. Kur gëzoj për Vllazninë, gëzoj për veten”,