Armando Cungu, trajneri i Laçit, para transfertës në Ballsh ka pohuar me optimizëm: “Jam i kënaqur me lojën dhe rezultatin e skuadrës në sfidën e javës së shkuar me Luftëtarin. Kjo nuk do të thotë se kjo është maksimumi ynë. Kemi nevojë për përmirësime dhe për të bërë më mirë”.

Bylisi

Lidhur me kundërshtarin e radhës, me të cilin përballet nesër në fushën e ballshiotëve, Cungu ka shtuar se: “Kemi pak probleme sepse na mungon Shehu, një pikë e rëndësishme në mesin e fushës,. Duam të menaxhojmë situatën duke marrë më të mirën me lojtarët dhe grupin që kemi gati”.

Objektivi

Në fund të prononcimit të tij, Armando Cungu flet edhe për synimin që ai dhe skuadra do të kenë për këtë transfertë delikate, me një kundërshtar në formë deri më tani. “Bylisi nuk duhet nënvlerësuar dhe do të jetë një ndeshje e fortë.

Duke shprehur vlerat tona më të mira në fushë, duam që të marrim maksimumin në këtë ndeshje” , – ka pohuar trajneri Cungu i skuadrës së Laçit./vipsport/