Armando Cungu, trajneri i Laçit në prag të sfidës me Kukësin është optimist. Cungun dhe skuadrën e tij nuk e ndal as shiu para sfidës me kuksianët. Trajneri shkodran që ka pasur sukses edhe në drejtimin e verilindorëve, të cilët nesër do t’i ketë kundërshtarë për “Rtshsport” ka pohuar:
“Ndihem lirshëm dhe komod këtu te Laçi. Rezultatet kanë ardhur si rrjedhojë e dëshirës që kanë djemtë për të dhënë më të mirën. Kur vijnë rezultatet për shkak të lojës ekipi luan më çlirët”.
Golat
Laçi me Cungun në pankinë ka qenë një skuadër më argëtuese në fushë, por që ka funksionuar më lirshëm taktikisht. “Besoj se në golat e shënuar si ndaj Teutës e Vllaznisë loja na ka treguar që kemi potencial dhe mund të fitojmë me çdo ekip.
Duhet që të besojmë më shumë në forcat tona dhe të bëjmë në çdo ndeshje më të mirën. Lojtarët duhet që të dinë vlerat që kanë”.
Kukësi
Në fund, Cungu flet edhe për kundërshtarin e radhës…“Me Kukësin është ndeshje e vështirë si çdo ndeshje tjetër. Superiorja nuk ka takime të lehta. Kukësi dihet që prej vitesh lufton për trofe.
Me thënë të drejtën me lojën dhe rezultate që kemi bërë duke dhënë më të mirën, mendoj se e mundim edhe Kukësin”, – tha trajneri Armando Cungu pas sfidës./ Vipsport/