Trajneri Armando Cungu u shfaq mjaft i kënaqur pas fitores me Laçin. Ai mendon se skuadra po bën mjaft mirë dhe po dominon kundërshtarët, sidomos në pjesën e dytë. Shkodrani “qan” pak mungesën e golit të dytë, pasi duhej të siguronin qetësinë.

Fitorja – “Në 30 minutat e para kundërshtari ishte më agresiv dhe na mbante në gjysmën e fushës, por pa rrezikshmëri. Ndryshova vendosje në fushën e lojës të lojtarëve dhe në 15 minutat e mbetura filluam të fitojmë betejat.

Në pjesën e dytë ishim dominant, në aspektin e lojës dhe aspektin fizik. Duhej të kishim shënuar dhe goline qetësisë”.

Reginaldo – “Ai po punon shumë mirë, pavarësisht se nuk po shënon. Reginaldo po krijon hapësira dhe shërben në krahë. Goli i William është dhe meritë e tij. Jemi të kënaqur me mozambikasin”.

Partizani -Skënderbeu -“Nuk preferoj të marr dhurata nga ajo ndeshje. Dhuratën më të mirë ma bënë djemtë në fushën e lojës. Skuadra po tregon karakter dhe kjo është për t’u mbështetur”./telesport/