Armando Cungu është i mendimit se Kategoria Superiore ofron një tablo ku të gjithë skuadrat janë të vështira, por asnjë nuk është e pamundur për t’u mposhtur. Në prononcimin e tij për RTSH, tekniku argumentoi se që nga ndeshja me Tiranën ekipi i tij mund tw kishte marrë pikë, por gjithsesi pret reagim të shpejtë në këtë aspekt, pasi skuadra është larg pritshmërisë.
“Më vjen keq për rezultatin e ndeshjes se ishte një ndeshje ku me pak kujdes minimalisht mund të dilnim me një pikë prej saj. Ekipi ishte më një farë mënyrë me dy fytyra, me çuditi pak në pjesën e parë, u duk i frikësuar, pak i tulatur, duke qëndruar mbrapa, gjë të cilën nuk ia kërkova.
Ndoshta edhe ngarkesa psikologjike për të arritur rezultatin apo edhe pikët që nuk janë ato si janë pritshmëritë e klubit, mund të kenë bërë një pritshmëri të tillë. Pjesa e dytë ishte më ndryshe dhe është ndër gjërat pozitive, si trajner më ngroh dhe me jep kurajën për të besuar dhe vazhduar për një ndryshim që duhet të jetë sa më i shpejtë sa u përket pikëve.
Ndeshja me kryesuesit? Ka vlerësimin maksimal jo vetëm Teuta por çdo ekip në Superiore, janë shumë të vështirë ashtu si edhe janë të mundur për t’u rrahur. Më këtë aspekt, shumë respekt për Teutën se ndodhet në vendin parë dhe do të ketë vlerësim për aq sa e meriton.
Do të shohim gjendjen e lojtarëve deri ditën e ndeshjes dhe do të marrim vendimet e duhura, nuk mund të flas sot. Gjithçka mund të ndodhe në fushën e stërvitjes. Kemi një shqetësim të vogël të Xhixhës por shpresoj ta kem gati në ditën e ndeshjes”, tha Cungu. /vipsport/