Armando Cungu, fill pas ndeshjes me Kastriotin e cila përfundoi në barazim 1-1, edhe pa asnjë debate me presidentin Laska, ndoshta në nerva e sipër dhe kjo si rrjedhë llogjike e rezultateve në dy javët e para, e sidomos barazimit në Laç me krutanët që nuk priteshin.

Por, ndonëse Cungu u largua, duket se Laçi nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar, qoftë për konfirmimin e largimit të tij, apo dhe një shkarkim të mundshëm, siç edhe ndodh kur ka largime apo afrime në staf e lojtarë, në Laç e jo vetëm.

Nuk është çudi që palët të ulen e të bisdojnë duke ulur gjakrat dhe që Armando Cungu të rikthehet e të vijojë punën me kurbinasit, një punë që ka nisur me nje projekt madhor këtë verë, ku janë bërë afrime cilësore e janë mbajtur titullarët që spikatën në edicionin e shkuar edhe pse patën shumë oferta…/Vipsport/