Ndryshime në formacionin e Vllaznisë për ndeshjen e nesërme ndaj Teutës. Trajneri Cungu duket se ka vendosur të ndryshojë pikësëpari në rëpartin e mbrojtjës, repart ky që në trë takimet e fundit ka treguar shumë dobësi duke pësuar madje edhe gola krejtësisht të evitueshëm. Për ta ndihmuar atë, ka shërbyer edhe rikupërimi i mbrojtësit të majtë Marku. Ai kishte plot 4 javë që i mungonte formacionit për shkak të një dëmtimi në meniskun e gjurit të majtë megjithatë ky dëmtim duket se tashmë ka kaluar dhe mëngjerashi është stërvitur normalisht duke u bërë gati për takimin me durrsakët. Por ndryshimi që ka rënë më shumë në sy, është lënia jashtë formacionit e mbrojtësit malazez Cicmil. Në vënd të tij, tekniku i kuqebluve ka provuar veteranin Vrapi për të formuar dyshen ë qendrës së mbrojtjes. Nuk dihet endë saktësisht se cila ka qenë arsyeja që ka çuar në këtë lëvizje, por burimë pranë skuadrës bëjnë të ditur se një arsye ka qenë ajo ë “lënies pushim” të njërit prej dy qendërmbrojtësvë ngaqë si Cicmil ashtu edhe Bicaj, kanë nga dy kartona të vërdhë dhë në rast ndëshkimi edhe ndaj durrsakëvë, do të thotë së në takimin tjetër, atë me Tiranën, Vllaznia do të mbeste pa qendër në repartin difënsiv. Marrja ë kartonave ndaj Teutës është plotësisht e mundshme sepse parashikohët të jetë një ndeshje shumë ë luftuar. Prandaj dhë në fund është vendosur që të lihet pushim Cicmil. Lojtarët ë tjerë që do luajnë në fushë do jenë po ato të ndeshjeve të kaluara. Duke filluar nga Agoviç në portë, e për të vazhduar me Gocaj në të djathtë. Në mesfushë do jetë treshja e qendrës, e përbërë nga Krymi, Bardulla e Tafili ndërsa në krahë do luajnë Çinari e Kalaja kurse në majë të sulmit është preferuar përsëri kapiteni Shtubina. Objektivi është i qartë: për ta fituar me çdo kusht këtë takim sepse në rast të kundërt, duke përfshirë këtu edhe barazimin, problëmet tek Vllaznia do të shtoheshin shumë.

© shkodrasport.com