Mendohej se ky do të ishte sezoni i Partizanit, kur në dy të fundit ishte shumë titullit kampion, por po ndodh e kundërta, aq sa edhe ultrasit nuk besojnë më te mrekullitë. “Guerrils” i kanë bërë thirrje presidentit Demit të ndërhyjë sa më shpejt përpara se situata të precipitojë edhe më keq dhe ekipi të dalë jashtë çdo objektivi.
Sipas burimeve në klubin e Partizanit, Iuliano ka shansin të tregojë veten me ekipin edhe në dy ndeshje, në dy transfertat e radhës, në Kamzë dhe në Laç.
Ndonëse Mark Iuliano edhe njëherë tjetër mori “bekimin” e krerëve, ku ishte vetë drejtori sportiv Preiti që e rikonfirmoi në stolin e “demave”, trajneri italian i ka ditët e numëruara. Madje është menduar edhe pasardhësi i tij, që është Armando Cungu. Shkodrani dha dorëheqjen nga Vllaznia dhe është i paangazhuar me ndonjë ekip dhe në pritje të ofertës së radhës.
Emri i Cungut është lakuar edhe sezonin e kaluar, por mësohet se përplasjet me Starovën ndikuan në emërimin e tij. Tashmë që “kredencialet” e Starovës kanë rënë dukshëm te klubi i Partizanit, Armando Cungu do të pranonte të drejtojë Partizanit, aq më tepër edhe te tifozët e kuq ai gëzon respekt dhe vlerësim. Një gjë është e sigurtë, cilido trajner të vijë, Partizanit do t’i duhej mrekulli për të fituar titullin kampion. Sa u përket objektivave të tjerë, është në lojë…