Partizani fitoi në Shkodër pa lojë bindëse dhe fitoren e mori në sajë të diferencës së elementit individual. Mendimi im është që trajneri Lerda gaboi në pjesën e parë me rreshtimin e lojtarëve të caktuar si Mala mbrojtës i djathtë (Ka 3 ndeshje që çalon e nuk përshatet fare në atë pozicion).

Kote u përzgjodh të ishte në 11-shen e fillim lojës, rezultoi një forcë mangut për gjatë gjithë pjesës së parë. Me ndërrimet që u kryen në pjesën e dytë, ky trajner duhet të kuptojë se sa cilësi ka brenda skuadrës, ky trajner duhet të kuptojë që këta futbollistë që nuk po aktiviohen rregullisht, ishin ata që moren titullin kampion dhe përsëri këta futbollistë bënë dje në pjesën e dytë diferencën në cilësi.

Gjithëkush e pa transformimin e Malës kur u aktivizua në pozicionin e tij natyral. Gjithëkush e pa Asanin me cilësinë që ai disponon, gjithëkush e pa që Bardhi me lëvizshmërinë e zhdërvjelltësinë që disponon është rrezik konstant për kundërshtarin. Çinari megjithëse nuk shkëlqeu dje…

Për shumë arsye përsëri shfaqet aty ku duhet me talentin e tij. Për të mbyllur me Albanin që ka meritë të padiskutueshme në fitoren e Shkodrës. Mua më lind pyetja: Pse ky Partizan me gjithë lojtarë cilësorë në ofensive mos të jetë kaq imponues? Ose trajneri gabon me vendosjen e lojtarëve në pozicionet e duhura për t’i marrë më të mirën ose ky trajner mos kthehet në një Panuçi numër 2 nëse do të vazhdojë me këtë lojë aspak bindëse që ka zhvilluar Partizani deri tani.

Në Shkodër, thjesht u kënaqa me 3 pikët, por jo me atë ç’ka tregoi Partizani në fushën e lojës përballë një Vllaznie të re e plot dëshirë, por që i mungoi eksperienca. Shpresoj që të gjithë të më mirëkuptojnë me shqetësimet që ngre për vendosjen dhe zgjedhjen e lojtarëve për lojën që ka zhviilluar deri tani Partizani.

Për frymën e grupit që ekziston brenda dhe shumë pikëpyetje të tjera. Koha ka mbaruar në përshtatjen e skemës me ambientin, filozofinë dhe mentalitetin. Jemi në krye të tabelës thjesht nga gabimet e skuadrave të tjera. Duhet të shohim ndryshim sa më shpejt se nesër do të jetë vonë kur s’do mundëmi të bëjmë asgjë për mbrojtjen e titullit kampion dhe këtë duhet ta kuptojnë drejtuesit e klubit.

Nga Përparim DAIU (Ish-futbollist i Superligës)