Në Korçë askush nuk e ka mendjen te Skënderbeu i fushës, por të festa pas ndeshjes me Vllazninë për titullin e 8-ë në histori.
Klubi po merret me organizimin e festës, ndërsa trajneri Daja më shumë po punon për finalen e Kupës së Shqipërisë me Laçin.
Në seancën e parë stërvitore për ndeshjen e nesërme ai preferoi ta linte pushim sulmuesin Ali Soue, i cili do të jetë sërish në fushë për të shënuar golin apo golat që i duhen për të siguruar trofeun e “Këpucës së artë”.
Sulmuesi afrikan duhet të jetë sa më i relaksuar dhe të hënën është çlodhur.
Në fakt, trajneri Daja pritet të aktivizojë disa titullarë ndaj Vllaznisë, pasi kjo ndeshje do të jetë edhe si një test për finalen e Kupës, por mbetet për t’u parë cilët do të jenë ata. / Vipsport/