Lakimi i emrit të Ardi Beharit si trajner i Flamurtarit vjen në kulmin, kur në Vlorë përflitet si trajner Ilir Daja.
Në këto kushte, me sa duket zërat më shumë sesa një konfirmim të trajnerit të ri, duket se janë tërheqje vëmendjeje nga thelbi i çështjes, për t’i dhënë kohën e mjaftueshme teknikut të Skënderbeut, duke qenë se pritej vendimi i KAS-it, i cili më së fundmi është zbardhur dje.
“Panorama Sport” ka mësuar se Ilir Daja e ka arritur akordin me Flamurtarin dhe tani pritet vetëm zyrtarizmi i tij dhe nisja e punës për sezonin e ri.
Mësohet së mbrëmë administratori Idrizi dhe trajneri Daja janë takuar në kryeqytet, ku edhe kanë gjetur marrëveshjen, duke ditur se KAS-i e la Skënderbeun jashtë Europës.
I kontaktuar nga gazeta, administratori Idrizi sqaroi takimin me Dajën, por nuk e zyrtarizoi si të mbyllur bisedimin me teknikun kryeqytetas.
“Kemi bërë një takim me Ilirin, por nuk është e thënë se është mbaruar çdo gjë.
Momentalisht. Flamurtari nuk ka firmosur me asnjë trajner.
E pranoj që jam takuar me Dajën, kemi shkëmbyer ide se çfarë mund të bëjmë, nëse do të bashkëpunojmë ose jo, se nuk i dihet se çfarë do të ndodhë”, u shpreh administratori Idrizi për “Panorama Sport”.