Partizani ka dalë e humbur nga transferta e fundit e vitit teksa të kuqtë u mposhtën me rezultatin 3-2 ndaj Laçit. Pas ndeshjes, trajner i Partizanit, Ilir Daja për Supersport shprehet se ekipi i tij kishte vështirësi vizive.
“Nuk kemi bërë shumë në pjesën e dytë se në të parën pas golit të pësuar reguam direkt dhe patëm dëshirë për të bërë më shumë. Ndërsa në pjesën e dytë, edhe nga stoli, jo për të justifikuar lojtarët, por kishim vështirësi edhe ne në pamjen vizive se pothuajse ishte gjysëm errësirë.
Por këto nuk janë justifikime, me daljen e Hakajt patëm probleme në mbrojtje se Balla është lojtar me tipare sulmuese dhe pozicionohet për ekipin si mbrojtës krahu, pavarësisht se bëri paraqitje të mrië.
Përveç terrenit, pavarësisht shirave terreni ishte i mirë, sepse Laçi po e qarkullonte topin ndaj nuk mund ta ngrejmë si alibi, ne kemi vonuar pasin e thjeshtë për të futur me pas sulmuesit tonë, ku përveç Kardozo që nuk kishte gjendje të mirë, Cara e Asani i kemi lojtarë që nëse i ftojmë me pas në momentin e duhur rritim rrezikshmëri.
Ky pasi vonoi në ndërrimin e aksioneve dhe kjo bëri që kundërshtari të na kapte në tranzicion negative. /VipSport.al/