Nuk ka më dilema, Ilir Daja është emëruar trajner i ri i Flamurtarit.
Ajo që kishte paralajmëruar prej ditësh “Panorama Sport”, tashmë gjen zyrtarisht konfirmimin e klubit vlonjat.
“Po, kemi rënë dakord me Dajën dhe ndoshta që sot në orën 18:30 organizojnë një konferencë për shtyp për të bërë prezantimin e trajnerit”, – ka thënë pak minuta më parë për gazetën administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi.
Ne kete menyre trajneri i kampioneve ne fuqi te vendit, tashme do te nise nje aventure te re ne krye te Flamurtarit.
Nje skuader e cila pavaresisht pretendimeve te medha ne keto sezonet e fundit, asnjehere nuk arriti te ngjitej ne nivele te larta.
Jo me kot, tashme do ta tentojne me nje trjne kampion siç eshte Ilir Daja.