Skënderbeu humbet në ndeshjen me Vllazninë me rezultatin 4-0, një ndeshje që i shokoi korçarët. Tekniku Daja foli pas ndeshjes për Supersport, duke mbajt gjithë përgjësitë për ndeshjen e sotme, por nuk harroi dhe lojën e bërë nga lojtarët kryesor.
“Ka qenë një nga ndeshjet, ndoshta më të dobta që ne kemi bërë. Kemi treguar që kemi patur probleme se marrim shumë gola. Kur një ekip nuk funksionon, trajneri merr përgjegjësitë e veta.
Kështu që nuk i shmangem përgjegjësive. Ajo që është shqetësuese është se dhe lojtarët me eksperiencë gabojnë në pasin e thjeshtë. Në një ekip që është me vonesë i organizuar, lojtarët me eksperiencë duhet të marrin ndeshjen në dorë dhe të mbajnë peshën kryesore. Por sigurisht në këto humbje e mbaj unë përgjegjësinë”, u shpreh tekniku i korçarëve.
Organizimi i sulmit
“Për të shkuar me një manovër duhet koha e vet. Sot nga krahu i majtë vendosëm një qëndërmbrojtës. Besoj që kemi shumë punë për të bërë ajo që deri në këto momente nga gabimet që kemi bërë kemi reaguar. Kemi dy javë që kemi dy ndeshje në shtëpi, problemi më i madh është oshilacioni i tepërt dhe që kemi shumë punë për të bërë”, tha Ilir Daja.
Problemi i pësimit të golave.
“Ndoshta ndeshja me Teutën na bëri që mos të jemi me këmb në tokë. Kemi një ekip që nuk e ndihmon mbrojtjen që të pengoj sulmin e kundërshtarit. Në rastin e penalltisë së dytë ishte një gabim komplet i mbrojtësave.
Në fazën e sulmit ato lotjtarë që kanë eksperiencën e duhur nuk arrinë të vendosin në vështirësi kundërshtarit. Ndoshta na duhet të presim një sektor më poshtë, se kur bëjmë presing lart na lë shumë bosh mbrapa”, përfundoi Daja