Partizani vazhdon me krizën e rezultateve. Të kuqtë u mposhtën në derbi me rezultatin 1-0 nga Tirana. Ndeshja u vendos nga një gol I shënuar nga Vesel Limaj me penallti në fundin e pjesës së parë.
Në fund të ndeshjes për mediat, trajneri Ilir Daja shpërtheu ndaj gjyqtarit Hamitit, ndërsa theksoi se do t’i kërkojë klubit që ky arbtër të mos gjykojë më Partizanin në Superligë.
“Nuk kam simpati për këtë gjyqtar dhe do të kërkojë nga klubi që ky arbitër të mos gjykojë më ndeshjet tona. E kisha afër anësorin dhe ka gabuar 7-8 herë në zonën e tij. Do bëj ç’mos që ky arbitër të mos jetë më në ndeshjet tona.
Cara ishte 6 metra para porte dhe nuk arriti të shënonte, por kishte rast për gol. E kemi mbajtur Tiranën në gjysmëfushën e tyre dhe nuk kishte as top rezervë për të rifilluar ndeshjen pasi e largonin lojtarët e Tiranës.
Sot donim që të fitonim ndeshjen me meritën tonë, por prap është e njëjta gjë që ne I falim golin kundërshtarit vetë dhe kjo gjë duhet rikuperuar në ditët në vijim. Cara nuk është stërvitur shumë këto ditë pasi ka qenë I dëmtuar, Mala ishte I vetmi që të luante më para. Mungesat bënë që ne të mos ishim shumë të rrezikshëm në sulm.
Lufta për titull? “Duhet ta shikojmë gotën gjysmë plot dhe nëse nuk do të kishim bërë këto gabim e do të kishim më shumë pikë. duhet të rikuperojmë njëherë anën psikologjike dhe më pas të shikojmë se çfarë do të ndodhë në 30 javët e tjera”, u shpreh Daja./newsport/