Pavarësisht shkëputjes që ka ndaj ekipeve të tjera, Skënderbeu do të vazhdojë të respektojë kampionatin duke i vlerësuar seriozisht të gjitha ndeshjet e rradhës.

Për korçarët duket se nuk ka rëndësi se me kë ndeshen, por çdo herë objektivi është i qartë, fitorja ndaj çdo kundërshtari.

Trajneri Ilir Daja duke folur në prag të takimit me Vllazninë, është shprehur: “Përveç faktit që jemi të shkëputur nga ndjekësit dhe drejtojmë bindshëm kampionatin, duhet të vazhdojmë duke mos na udhëhequr zemra, pavarësisht vështirësive te Vllaznisë.

Nuk është e drejta ime të mendoj me doza emocionale. Duhet të mendoj si profesionist dhe ndaj Vllaznisë do të bëjmë punën tonë.

Jo vetëm ndaj shkodranëve, por në çdo javë deri në fund, do të futemi në fushë për të dhënë më të mirën dhe për të bërë Skënderbeun që kemi bërë deri tani”.

Ndeshja në mes këtyre dy ekipeve do të luhet të enjten më datë 29 mars, ora 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
© shkodrasport.com