Deklarata e sotme e trajnerit te Partizanit Ilir Daja gjate konferences per shtyp teksa ka folur per dominimin absolut ndaj Vllaznise ne ndeshjen e fundit, nuk ka lene nje shije te mire tek shumekush.

Trajneri aktual i te kuqve ne kete deklarate nder te tjera eshte shprehur: “Në shumë studio kam dëgjuar që Vllaznia ishte inekzistente. Kundrejt kujt? Sigurisht kundrejt Partizanit.

Ishte loja jonë që bëri të mundur që Vllaznia, një nga ekipet më të mira, një nga pretendentët për titull, ishte inekzistente prej presingut të lojtarëve tanë. Kështu që mendoj se në këto tre javë kemi bërë faje individuale, që janë prezentë në lojë. Mund të ndodhte edhe me Vllazninë”.

Por ne lidhje me kete deklarate, ka reaguar ish- futbollisti i Partizanit por edhe i Vllaznise, Skerdi Bejzade. Ai e konsideron kete deklarate te Dajes si nje justifikim para presidentit te tij i cili ne fakt ka filluar “te nxehet” nga mungesa e rezultateve te kesaj skuadre.

Bejzade ka reaguar me nje koment ne faqen e “Shkodra Sport” teksa shkruhej ne lidhje me deklaraten e Ilir Dajes dhe pergjigja qe ish- sulmuesi i njohur i ka dhene, ka qene kjo:

“Çojani kte shkrimin ta lexoje Gaz Demi se per ate e ka, jo per ju tifozat e Vllaznise. Keto jane intervista me mbajt vendin e punes i themi ne. Partizani si Partizan historikisht kur luan fushe te vet, futet ne presing edhe me grinten qe e ka pas gjithmone si skuader e jo te rrije mbrapa.

Mbasi hengren golin e Vllaznia i la pak terren, keto u hudhen me presingun deshperues qe o e bejme o e hajne. Po te ishte Latifi e Da silva ne fushe, kishit me henger edhe dy te tjere, prandaj su pa shume Vllaznia por jo nga presingu juaj. Nqs do ishte pjesa pare 1 me 1 besoj qe Partizani po te gjysma fushes vet do rrinte”./SHKODRA-SPORT.COM/