Partizani do të luaje nesër me Vllazninë kryesuese. Ndeshja e “Loro Boriçit” do të zhvillohet në 16:45, ndërsa vlen për javën e tetë të Kategorisë Superiore. Përpara ndeshjes ka folur për mediat trajneri i të kuqve, Ilir Daja.
Trajneri ka theksuar se tej dy barazimeve të fundit, ndaj Vllaznisë kërkohet maksimumi dhe se do të ketë ndryshime në formacion, nisur nga ngjeshja e kalendarit dhe stërvitjet e diferencuarave të lojtarëve.
Brazimet radhazi – Është ndeshja e dytë që nuk shënojmë gol dhe nuk pësojmë gjithashtu. Janë dy ndeshje që nëse i referohemi kampionatit të vjetshëm, janë ndaj Tiranës dhe Durrësit (Teutës), njëra fituese e kampionatit tjetra e Kupës.
Me kundërshtarë të plotësuar edhe në merkato do të thoja që janë dy barazime, që ndoshta nga rezultati dhe mos shënimi i golit nuk është problem i madh, por mënyra sesi kemi luajtur edhe në raport me kundërshtarin, se edhe ata nuk kanë bërë ndonjë gjë në raport me ne sepse as ata nuk kanë shënuar, do të thoja se është ndjerë edhe lodhja fizike, që e kemi parë sepse kemi kontingjent të limituar.
Kundërshtari – Deri tani Vllaznia ka bërë kampionat shumë të mirë si në marrjen e pikëve, edhe në lojë. Kanë kontingjent thuajse të dubluar. Kanë entuziazëm dhe e shprehin këtë edhe në fushë, kështu që Vllaznia meriton vendin e parë sepse përveç golave kanë luajtur edhe bukur.
Duhet marrë seriozisht sepse pavarësisht se ka pasur ndonjë luhatje të vogël edhe prej faktit se luan futboll të hapur. E kishte këtë luhatje ndaj Kukësit, por duhet marrë shumë seriozisht.
Vllaznia dhe Kalendari – Po t’i referohemi këtyre dy ndeshjeve të fundit ne kemi pasur situatat tona përballë këtij kundërshtari, ashtu siç mund të kishim fituar edhe mund të kishim humbur. Kemi mundësinë të shkojmë para dhe do e tentojmë me gjithë fuqinë.
Pas Vllaznisë ka një pushim 5-6 ditor, që neve na duket shumë i gjatë prej intensitetit të lartë të ndeshjeve. Besoj se në këtë ndeshje nuk duhet të kursehemi sepse kemi kohë për ndeshjen e ardhshme. E vlerësojmë drejt Vllazninë dhe shkojmë në Shkodër duke ndryshuar disi strategjinë dhe manovrën dhe të marrim më të mirën me grupin dhe kondicionin që kemi.
Rotacioni dhe merkato – Do ndryshoj formacionin jo prej ngarkesave, por sepse disa lojtarë dje dhe pardje kanë bërë stërvitje të diferencuar. Nuk do rrezikojmë me asnjërin. Lojtarë si Asani dhe ndonjë tjetër duhet të jenë në kushtet optimale për të ndihmuar ekipin dhe shmangur dëmtimet.
Nuk jemi në raport të drejtë me Kundërshtarët. Vëmendja jonë është në ekipin e parë, por edhe kipi B dhe U19 kanë mangësi lojtarësh dhe ne po e përballojmë kampionatin me limite. Rëndimi i terreneve dhe mungesat do e rëndojnë më shumë situatën dhe shpresoj që dëmi të jetë sa më i vogël”, tha Daja./newsport/