Mbrojtësi i Vllaznisë Dajan Shehi ka qene i ftuari i ditës në sotme në “Sport Magazine” në Ora News. Me petkun e kryesuesit të Superligës, 23-vjeçari shkodran komentoi ecurinë e kampionatit dhe golin e shënuar në “Loro Boriçi” fundjavën e shkuar ndaj Apolonisë.

Sipas tij, fitorja ndaj fierakëve ishte e nevojshme pas disa ndeshjes ku mungonin tre pikët.

“Ishte një fitore që duhej arritur pasi vinim pas një mini-krize. Duhej kjo fitore për të na rritur moralisht dhe jemi pranë objektivit“, u shpreh mbrojtësi i kuqebluve.

Por kujt ia dedikon Shehi golin e parë në Superiore?

Shehi: “Në rradhë të parë falënderoj Zotin dhe familjen time sepse më ka qëndruar gjithmonë pranë. Këtë gol iua dedikoj babait tim pasi ai më ka marrë në telefon para ndeshjes dhe më tha “ki besim te vetja sepse sot do të shënosh”. Unë e pashë në ëndërr dhe jam shumë i lumtur që shënova. Ja dedikoj plotësisht golin atij”.

Pas 19 javësh kampionat Vllaznia kryeson në kuotën e 40 pikëve, 6 më shumë se Partizani i vendit të dytë. Javën e ardhshme shkodranët udhëtojnë drejt Korçës për tu përballur me Skënderbeun e vendit të fundit