Dy jave me pare iu dha mundesia te tregonte vlerat e tij dhe i tregoi ashtu si duhet. Te merkuren do t’i duhet ta beje serish te njejten gje dhe ai duket gati.

E kemi fjalen per Dajan Shehin, mbrojtesin e Vllaznise i cili me shume mundesi do te luaje si titullar serish kete jave. Kjo ngaqe do te mungoje per arsye kartonash mbrojtesi tjeter Eni Imami.

Shehi luajti edhe para dy javesh ndaj Kastriotit (kur mungoi Adili) dhe duke qene perkrah Imamit, beri nje paraqitje shume te mire. Me siguri qe trajneri Brdariç ta aktivizoje serish edhe ne takimin e rradhes.

Gjasat jane qe te ndodhe keshtu, nderkohe qe nje alternative eshte edhe aktivizimi i mbrojtesit Enes Isufi i cili edhe ai pret momentin e tij.

Vllaznia sivjet ka nje kontigjent me te bollshem lojtaresh dhe kjo nuk e ka vene asnjehere ne dileme stafin teknik per gjetjen e zevendesuesve te lojtareve qe mungojne per arsye te ndryshme./SHKODRA-SPORT.COM/