Dajan Shehi është futbollisti më i ri i Vorës. Lajmin e bën të ditur vetë klubi me një postim në rrjete sociale ku zyrtarizon afrimin e lojtarit.Një përforcim për mbrojtjen me 27-vjeçarin që ka një eksperiencë të konsiderueshme në Superiore me skuadra si Teuta, Skënderbeu, Vllaznia e Partizani.

Për Shehin kishte interes të fortë edhe nga Elbasani që dëshironte të përforconte organikën me një tjetër ‘djalë qyteti’, por me sa duket Vora ia ka dalë ta bëjë për vete.

-NJOFTIMI I KLUBIT-

“Futboll Klub Vora njofton se mbrojtësi Dajan Shehi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!

Futbollisti 27-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Shehi është një lojtarë me përvojë në kampionatin Shqipëtar ku është aktivizuar me ekipe si Teuta, Partizani, Skënderbeu dhe Vllaznia.

Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Dajan Shehit dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.”