Ka luajtur te merkuren ne kupe si titullar ndaj Korabit dhe e beri mire detyren e tij duke e ndihmuar Vllaznine te kualifikohej per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.
Po ashtu, ka luajtur edhe sot si titullar ndaj Kastriotit ne ndeshjen e kampionatit duke bere serish nje performance te mire dhe duke marre pergezimet e stafit teknik.
E kemi fjalen per mbrojtesin elbasanas Dajan Shehi. Sa here qe i jepet mundesia per te luajtur si titullar, ai e ben si duhet detyren e tij. E beri edhe pasditen e sotme ndaj krutaneve.
Ai, ashtu si gjithe te tjeret, eshte gezuar pa mase per ate fitore ardhur nga goli i Ardit Hoxhajt ne minuten e 92-te te ndeshjes, rezultat i cili e kaloi Vllaznine serish ne vendin e pare ne renditje.
Per kete arsye Shehi ka postuar ne rrjetet sociale nje foto te tij ku ai shihet duke festuar golin ndaj Apolonise, por edhe ne te dallohet qarte gishti tregues i vendosur tek goja. Si per t’u thene te gjitheve se Vllaznia u kthye. Mbrojtesi shtatelarte thjesht ka shkruar +3./SHKODRA-SPORT.COM/