Ka pritur gjate momentin e tij. E beri pa bere zhurme dhe pa shprehur asnje pakenaqesi. Ne rolin e nje profesionisti te vertete. Mbrojtesi i Vllaznise Dajan Shehi sot ka qene titullar ne formacion, ne mungese te Mevlan Adilit dhe ne fakt jo vetem luajti mire, por edhe shenoi golin e vetem te ndeshjes.

Pas shenimit te golit, me nje goditje te sakte me koke, siç shikohet edhe ne foto, ai ka vendosur gishtin tek goja duke dashur ndoshta t’i thote diçka ndonjerit.

Me shume siguri rivaleve te Vllaznise dhe atyre qe nuk besojne tek ajo. Nje shenje per te mbyllur gojen te gjithe skeptiket, ata qe nga java ne jave thone se kuqeblute do ndalen.

Dhe kete e thote Shehi, i cili me golin e shenuar sot, tregoi edhe njehere tjeter se tek Vllaznia jane te gjithe te rendesishem. Jane te gjithe te barabarte dhe secili jep kontributin e tij, qofte edhe nese luan nje minute.

Si per t’i ardhur “ne ndihme” mbrojtesit shtatelarte, ai do te luaje serish edhe javen e ardhshme sepse kete here do te mungoje Imami dhe Shehi per kete arsye do te luaje perseri si titullar. Me shpresen pse jo, per te shenuar serish./SHKODRA-SPORT.COM/