Ne ndeshjen e kupes ndaj Elbasanit te para tre diteve ka luajtur si titullar per 90 minuta ne fushe dhe ka bere nje paraqitje pergjithesisht te mire.
Dajan Shehi pret momentin e tij edhe ne kampionat dhe premton se do te jape me te miren per Vllaznine, skuadren me te cilen po luan sezonin e tij te dyte.
Ne nje interviste per “players on focus” ai eshte shprehur keshtu: “Personalisht kam shume besim se ky do te jete nje vit ndryshe per Vllaznine. Duket qarte se eshte bere nje pune e mire dhe kemi krijuar nje skuader mjaft cilesore dhe nuk ia kemi friken asnje ekipi tjeter.
Megjithate duhet te jemi me kembe ne toke pas startit te mire qe i kemi bere kampionatit dhe t’i marrim ndeshjet nje e nga nje dhe besoj se ka per te qene nje sezon i suksesshem per ne”.
Mbrojtesi Shehi ka folur edhe per ndeshjen e se shtunes ne mes Vllaznise dhe Tiranes te cilen e ka vleresuar maksimalisht dhe ka shprehur besimin se skuadrat e tij do ia dale me sukses.
“Gjithmone “klasikja” e futbollit shqiptar ka qene nje ndeshje e bukur. Te dyja ekipet kane prodhuar loje te bukur dhe ndeshje te forta.
Duke pare lojen dhe rezultatet pozitive te ekipit ne dy ndeshjet e para, besoj se edhe ne kete ndeshje do te marrim rezultat pozitiv.
Kur them rezultat pozitiv, e kam fjalen per fitore, gjithmone duke shpresuar qe te kemi edhe pak fat”/SHKODRA-SPORT.COM/