Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Francë – Shqipëri.

Më 7 shtator në ‘Stade de France’, Franca do të takohet me Shqipërinë, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Njoftimi i plotë i FSHF:

EURO 2020/ #Francë – #Shqipëri, biletat në shitje

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Francë-Shqipëri, përballje e cila do të zhvillohet në datën 7 shtator 2019 ora 20:45. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Stade de France”, adresa 93200 Saint-Denis, Francë.

Biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së, fshf.org ose prane dyqanit zyrtar të FSHF, rruga “ Themistokli Germenji”. Çmimi i biletës është 2500 lekë. 💪🇦🇱⚽ #NeJemiNjë