Arrestohet banda e grabitesve shqiptare ne Barcelone qe kishin kryer më shumë se 30 vjedhje banesash, mes tyre edhe te yllit të futbollit Luis Suarez.
Mediat e huaj raportojne se tetë të arrestuarit (shtatë prej të cilëve u dërguan në burg), jane nga Shqipëria dhe ishin pjesë e një grupi te rrezikshem.
Ata u ofronin strehim bashkatdhetarëve të tyre në këmbim të pjesëmarrjes në grabitjet e banesave qe piketonin.
Agjentët policore nisen hetimet pas bastisjeve te perseritura qe ndodhen qe në tetor në Barcelonë dhe në zonën metropolitane.
Shtëpitë që ata zgjidhnin ishin zakonisht ne zonat larg qendres se qytetit. Për të arritur atje ata përdornin automjete të vjedhura dhe madje ecnin orë me orë e orë të tëra dhe rrinin te fhshur deri sa nisnin sulmin.
Tani të arrestuarit konsiderohen hajdutë të specializuar. Një nga të ndaluarit ne janar per nje grabitje me dhunë në Alella (Maresme) eshte tashme ne burg.
Shtepia e yllit te Barcelones u grabit në janar të këtij. Hajdutet dolen nga vila e tij me nje sasi te konsiderueshme bizhush me vlere.