Juventusi përmes një postimi në faqen zyrtare të internetit ka bërë të ditura përgjigjet e ekzaminimeve të para të Ronaldos.
Portugezi ka një dëmtim të lehtë në kofshë, e cili në shumicën e rasteve nuk përkthehet në më shumë se dy javë mungese nga fushat e blerta.
Ditën në vazhdim portugezi do t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve të tjera për të parë kohën fikse se sa do të mungojë.
Në stafin e Juves dhe vet Ronaldo janë shumë optimist se jo vetëm do të kapin sfidën e parë me Ajaksin, por do të jetë në fushë dhe kundër Milanit.
Të vetmet sfida që mund të humbasë portugezi janë ato me Empolin dhe Kaljarin. Por nuk përjashtohet mundësia të jetë në fushë në takimin e transfertës në Sardenjë.