COVID-19 shkaktoi panik disa ditë më parë në klubit e Vllaznisë, ku 7 futbollistë në total rezultuan pozitivë.
Mes tyre edhe Eni Imami, i cili së fundmi, nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin se testi i radhës ka rezultuar negativ.
Futbollisti i skuadrës shkodrani i ka shënuar kështu “gol” virusit, duke e mposhtur me rezultat minimal.
“Imami-COVID 1-0. Faleminderit Zot! Test negativ”, shkruan Imami