Klevis Dalipi eshte nje emer i njohur ne futbollin shqiptar. Fillimisht si lojtar e tashme ne rolin e trajnerit dhe specialistit te futbollit. Gjate emisionit “Studio Sport” ai ka analizuar ecurine e deritanishme te Vllaznise dhe njekohesisht ka folur edhe per rivalitetin e “Kepuces se Arte” ne mes Bekim Balajt dhe Duamenes.

“Une kam luajtur vete nje sezon ne Shkoder me Vllaznine dhe e njoh shume mire mentalitetin. Ata duan qe t’i te perpiqesh, te luash per skuadren. Edhe po te humbasesh, e pranojne humbjen, por duan qe ti te japesh shpirtin ne fushen e lojes dhe te tentosh deri ne minutat e fundit te marresh rezultatin qe deshiron.

Por Vllaznia e ka patur gjithmone nje problem: Gjithmone ne ndeshjet jashte Shkodres kishte probleme. Une kam qene vete atje dhe quhesha “jabanxhi” por kam pare shume lojtare shkodrane qe stepeshin kur luanin jashte. Ne Laç nje jave me pare skuadra u tregua shume e brishte.

Kur nje skuader eshte e mire, eshte e tille ne çdo fushe dhe ne çdo ndeshje. Dhe ketu nuk i ve faj Memellit sepse ky eshte mentaliteti i asaj skuadre. Madje, Memelli e ka ndryshuar pak sepse kemi te bejme me nje Vllazni me agresive.

Ndaj Teutes skuadra nuk pati probleme, edhe sepse kundershtari tregoi shume dobesi ne fushe. Teuten nuk e shoh si barometrin e forces se Vllaznise. Vllaznine e vertete do ta shohim ne ndeshjet e ardhshme, sidomos ne transferte.

Sa i takon Balajt, ne ia dime te gjithe vlerat dhe ai tani eshte ne momentin e tij me te mire. Skuadra po shkon mire, ai po pershtatet, po shenon rregullisht dhe eshte “vrastar” brenda zones. Ndersa Duamenen e shoh si nje sulmues shume te mire, por qe luan edhe ne thellesi, leviz edhe ne krahe sepse i pelqen kjo gje. Une mendoj se do te kemi deri ne fund te kampionatit per titullin e golashenuesit me te mire, ne mes Balajt dhe Duamenes”- eshte shprehur Klevis Dalipi./SHKODRA-SPORT.COM/