“Me loje te bukur Brdariç dhe Vllaznia para kater sezonesh nuk ia dolen te shpallen kampion dhe prandaj ndoshta sivjet po bejne nje loje cinike sepse mendojne qe edhe keshtu mund te shkojne tek suksesi”. Ky ka qene mendimi i Klevis Dalipit, trajnerit te njohur te futbollit gjate prononcimit te tij ne emisionin “Studio Sport”.
“Vllaznia me thene te drejten po me suprizon. Ndoshta edhe ngaqe trajneri i saj meqe ka qene edhe me perpara ketu, ka qene edhe me prane fitimit te kampionatit, ishte para me pike dhe ne fund deshtoi dhe nga ajo duket se ka nxjerre mesimet. Ai mund ta kete kuptuar qe rezultatet merren duke bere edhe nje loje cinike.
Ne ndeshjen ndaj Bylisit, vertete ky i fundit edhe mund ta kishte barazuar rezultatin, por une pashe nje Vllazni qe ishte shume me lart me lojen e saj. Eshte nje skuader qe le te themi ta imponon lojen. Ka entuziazem ne rradhet e saj, lojtaret e rinj qe aktivizon dhe nderthurjen me ato me me pervoje po behet ne menyren e duhur.
Nga ana tjeter, Balaj eshte nje pike shume e forte. Mala po ben mire edhe ne krah, megjithese une mendoj se vendi i tij i duhur eshte ai pas sulmuesit sepse rreshqet bukur ne zone, pasin e fundit e ka te mire. Te gjitha keto bejne qe skuadra te kete rezultate dhe te eci mire dhe te kete progres. Kuptohet qe duke marre rezultatet, mund te punosh me me qetesi dhe kjo i ben shume mire.Vllaznia e ka kete luks dhe tashme mbetet te shohim nese do te vazhdoje te shkoje perpara ne kete menyre”.