I ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në televizioni News 24, ish-trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, foli në lidhje me situatën aktuale të merkatos në Kategorinë Superiore, teksa doli në konkluzionin se futbolli shqiptar është në krizë:
“Futbolli shqiptar është në krizë. Këtë e them nga eksperienca. Shikohej Skënderbeu si një skuadër model, dhe si një trampolinë. Në periudhën kur Skënderbeu arriti majat, skuadrat e tjera, provonin bënin sforco, për të afruar lojtarë.
Ka pasur firo, por kanë dalë dhe lojtarë cilësor. Kriza është e pranueshme. Nuk po hedhin më para, nuk mendoj se është strategji. Disa sezone më parë bënin investime kolosale, deri në dështim.
Skënderbeu i ka bërë skuadrat shqiptare edhe në formë ankande. Është krizë totale e futbollit shqiptar. Kur flasim për Superligën që është në krizë, Kategoria e Parë është inekzistente.
Kamza dikur, paguante çmime te kripura, kur ishte në Kategorinë e Parë, për t’u ngjitur. Sot nuk ka strukturë, menaxhim dhe plan afatgjatë. Mos kujtohen klubet shqiptare të blejnë lojtarë kur vijnë Kupat e Europës. Kjo e bën një garë jo shumë të fortë”, u shpreh Dalipi.