Klevis Dalipi është i ftuar në emisionin e “News24”, “Sport News 24”, aty ku ka folur për ndeshjen e Tiranës ndaj Laçit. Dalipi shprehet se mbrojtja e Tiranës, e qarkullon shumë mirë topin dhe se Kale bëri diferencën në këtë sfidë. Ndër të tjera ai skanoi dhe sfidën e Partizanit ndaj Vllaznisë.
Partizani fiton ndaj Vllaznisë? “Partizani në këtë takim ka marrë super vlera. Trajneri ka bërë disa lëvizje shumë të zgjuara dhe merr merita në këtë takim. Vllaznia mbron shumë mirë me të gjitha forcat dhe kundërsulmon shumë mirë.
Trajneri i tyre aktivizon lojtarët më në formë. Vllaznia ka bërë ndeshje të nivelit të lartë, deri në minutën e 75-të, kur Lerda bëri lëvzijen e tij më të mirë, duke nxjerrë Brojën e duke kthyer Idrizajn në mbrojtje dhe nxori Malën në mesin e fushës.
Kjo lëvizje rezultoi efikase. Krymi dhe Ramadani nuk mund të mbanin ritmin gjatë gjithë lojës, kështu që Mala dhe Kordeiro u rritën fizikisht.
Në 15 minutat e fundit, Partizani ishte më i freskët dhe fitoi të gjitha duelet. Vllaznisë te goli i tretë nuk mund t’i vësh shumë faji, pasi sulmoi për golin e barazimit”.
Avantazhi i Partizanit? “Është luks të kesh në skuadër Asanin dhe Bardhin, të cilët u futën dhe ndryshuan ritmin e lojës. Gjë që do ta ndihmojë shumë Partizanin gjatë sezonit”.