I ftuar në studion e emisionit “Sport Neës Plus”, trajneri aktual i Korabit, Klevis Dalipi, foli për situatën aktuale te Partizani, ku nuk i kurseu elozhet për trajnerin Sormani, me të cilin ka punuar disa sezone më parë, duke u shprehur:

“Pashë një Luftëtar me shumë shkëputje në reparte. Nuk është test i vërtetë për të parë Partizanin. Mund të themi që iu qëlloi me fat që do të luajnë me 2 skuadra të rëna, edhe pse do të japin maksimumin për t’u promovuar. Partizani ka një staf të përgatitur, pavarësisht se shumë njerëz i kanë dalë kundër Sormanit.

Ka cilësi si trajner, por duhet t’i japin kohë. A e morën në janar me madhështi për projekt afatgjat dhe akademinë e Partizanit? Pse janë këto mendime të dëshpëruara që duan ta largojnë. Rezultatet do të vijnë. Këto ndeshje janë përcaktuese. Nëse ia dalin t’i marrin ndeshjet një nga një. Në ndeshje derbin nuk ka rivalë.

Është një ndeshje mes dy armikeve të përjetshme për sa i përket futbollit shqiptar. Dy skuadrat do të japin më të mirën në derbi”, u shpreh Dalipi.