Probleme pa fund për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Trajnerit Taraboshi i duhet të bëjë llogaritë pa disa nga titullarët e sezonit të kaluar.

Kështu, pas largimeve të Berdicës dhe Faslijës, ka ardhur edhe një tjetër largim. Bëhet fjalë për Daniel Lekndreajn, një nga të rinjtë më të talentuar të këtij ekipi që është njëkohësisht edhe pjesë e kombëtares U-21.

Basketbollisti 20 vjeçar shkodran ka patur disa oferta në prag të fillimit të sezonit të ri por në fund ka zgjedhur t’i bashkohet ekipit të Partizanit me të cilin ka firmosur edhe kontratën tashmë.

Për të nis në këtë mënyrë një eksperiencë e re me një ekip pretendent dhe kjo është arsyeja kryesore pse ai ka lënë Vllazninë.

Kjo e fundit do të ketë shumë vështirësi në kampionat me gjithë këto sportistë të larguar. Se si do te rrjedhin ngjarjet tek kuqeblute me gjithe keto probleme, kjo mbetet per t’u pare.
© shkodrasport.com